Burimet e alergjive në shtëpi

  • 12 March 2020 - 17:25
Burimet e alergjive në shtëpi

Shumica e njerëzve beson se sasia më e madhe e alergjenëve fshihet në tepihë dhe çarçafë. Shkencëtarët theksojnë se burimi më i madh i alergjenëve fshihet në - shtrat. Në shtrat grumbullohet shtatë herë më tepër pluhur, në krahasim me kolltuk, tavolinë, karrige apo tepihë. Grimcat e pluhurit, që grumbullohen, në shtrat po ashtu janë më të mëdha sesa në vendet tjera. "Kur flemë, shtrati është pranë 'zonës sonë të gjumit', prandaj ekspozimi ndaj alergjenëve në shtrat është më i madh sesa në secilin vend tjetër në shtëpi", tha dr. Wayne Anderson.

Në hulumtimin e bërë në Sidnei dhe Melburn, janë analizuar grimcat e pluhurit nga shtatë sipërfaqe në disa shtëpi, në mënyrë që të zbulohej se në cilin vend në shtëpi ekziston rreziku më i madh për t'u prekur nga alergjitë. Rezultatet kanë treguar se "pika e zezë", kur kemi të bëjmë për alergjitë, përfundimisht është shtrati. "Shtrati përmban sasi të madhe të pluhurit, më shumë se 100 mg/m3, që i bën burimin kryesor të alergjenëve në ajër", shpjegon Anderson.


(Kosova Sot Online)