Seleni ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë

  • 15 March 2020 - 14:27
Seleni ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë

Hulumtimi më i fundit, i publikuar në revistën "International Journal of Cancer", zbulon se shtimi i konsumimit të selenit mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë. Selenin nuk është e vështirë ta konsumoni përmes ushqimit, e më së shumti e hasim në arrat braziliane dhe mish të kuq. Shkencëtarët kanë vërtetuar se seleni luan rol të rëndësishëm në mbajtjen shëndetshëm të organeve riprodhuese, rregullimin e hormoneve të gjëndrave tiroide dhe sintezën e ADN-së.

Mungesa e tij ndërlidhet me rrezikun e shtuar për shfaqje të pengesave kognitive, vdekjes së parakohshme dhe dobësimin e sistemit imun. Shkencëtarët britanikë kanë përcjellë ndërlidhjet e konsumimit të selenit dhe shkallën e kancerit në zorrë të trashë. Rezultatet e hulumtimit kanë vërtetuar se pjesëmarrësit, të cilët kishin mungesë të selinos në trup, ishin shumë më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë në krahasim me të tjerët.

(Kosova Sot Online)