Uji në mëngjes për shëndet më të mirë

  • 16 March 2020 - 11:54
Uji në mëngjes për shëndet më të mirë

Uji nuk është vetëm një pije që e shuan etjen, por vepron në mënyrë shëruese në tërë organizmin. Një gotë me ujë në lukth të zbrazët (në mëngjes) e pastron zorrën e trashë dhe ia lehtëson absorbimin e materieve të dobishme nga ushqimi. Nëse në mëngjes e pini gjysmë litri ujë të ftohtë, një gjë e tillë do ta shpejtojë metabolizmin për 24 për qind.

Uji mund të ndihmojë edhe në rast të dhimbjes së kokës. Shkaktar i dhimbjes së kokës në shumicën e rasteve është furnizimi i dobët me gjak i enëve të gjakut në tru, ndërsa uji i ftohtë e nxit furnizimin dhe e redukton dhimbjen. Në disa raste dhimbjen e kokës mund ta largoni edhe duke i vënë duart dhe këmbët në një enë me ujë të ftohtë dhe duke i mbajtur ashtu prej 30 sekondave deri në 10 minuta. Ky trajtim e nxit qarkullimin e gjakut në tru. 

(Kosova Sot Online)