Zemërimi ndihmon në humbje të peshës

  • 16 March 2020 - 12:13
Zemërimi ndihmon në humbje të peshës

Ndjenja e zemërimit mund të ndihmojë në humbje të peshës, pohohet në studim të ri. Në testet e sjelljes morale, kur njerëzit janë gërditur nga veprimet imorale, është reduktuar oreksi i tyre. “Ekspozimi ndaj shkeljeve morale redukton konsumimin e gjërave ushqimore dhe thekson të vërtetën psikologjike në observimin metaforik, që shkeljet morale lënë “shije të keqe” në gojën e njeriut”, thotë Cindy Chan, e cila e ka udhëhequr studimin.

“Njerëzit mund të konsumojnë më pak kafe derisa lexojnë gazetën e së dielës, e cila zbulon ndonjë hajni të politikanëve, shkelje kjo e etikës së punës”, ka shtuar ajo. Hulumtuesit nga universitetet ‘Duke’, ai i Pensilvanisë dhe ai i Kolorados kanë shfaqur një film në gjuhën frënge për njerëzit që nuk e kanë kuptuar këtë gjuhë. Gjysmës u është thënë se bëhet fjalë për incest, të tjerëve se ishte një romancë e zakonshme. Të gjithë pjesëmarrësve u ishte dhënë qumësht me çokollatë për ta pirë gjatë kohës së shikimit të filmit. Ata që kanë menduar se janë duke e shikuar një film me temë incesti, kanë pirë më pak për një të tretën.

(Kosova Sot Online)