Kujdes me grejpfrutin

  • 17 mars 2020 - 13:55
Kujdes me grejpfrutin

Vetitë shëruese të grejpfrutit janë të shumëfishtë. Disa prej tyre janë mbrojtja e zemrës, pasi që dihet se ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm, forcon sistemin imun, pasi që është shumë i pasur me vitamina C, si dhe përshpejton punën e metabolizmit. Mirëpo, kini kujdes me këtë pemë pasi që vetëm një grejpfrut në ditë mjafton që të shkaktojë efektin e dëmshëm të medikamenteve. Sidomos kini kujdes kur merrni statikë, ilaçet të cilat lidhen me uljen e kolesterolit.

Në bazë të një raporti të Agjencisë Amerikane për ushqim dhe ilaçe, marrja paralele e grejpfrutit dhe disa llojeve të medikamenteve nga grupi i statikëve, shton rrezikun që të dëmtoni mëlçinë dhe veshkat dhe shkaktojnë dëmtimet e muskujve. Jo të gjitha llojet e statinëve shkaktojnë telashe. Në grupin për rrezik potencial futen ilaçet për enët e gjakut dhe sëmundjet e zemrës. Grejpfruti reagon edhe me ilaçet që përshkruhen për ankthe, sëmundjet e sistemit qendror nervor, infeksionet e traktit urinar. Mu për këtë arsye, para se të hidheni te grejpfruti, kontrolloni dhe këshilloni mjekun, nëse kjo mund të ketë ilaçe negative në terapinë tuaj. 

(Kosova Sot Online)