Lëngu i fuqishëm nga tre përbërës që parandalon lodhjen pranverore

  • 24 mars 2020 - 14:57
Lëngu i fuqishëm nga tre përbërës që parandalon lodhjen pranverore

Konsumimi i pakësuar i vitaminave dhe ushtrimeve fizike gjatë stinës së dimrit janë disa nga shkaktarët, që shkaktojnë lodhjen pranverore që me vete sjellin një plogështi, përgjumje dhe mungesë të energjisë. Nëse edhe ju jeni viktima të kësaj lodhjeje, lëngu nga portokalli dhe vaji i lirit do t'ju ndihmojnë që shpejt ta ktheni energjisë. Efekt të fortë dhe të gjatë ju ofron portokalli dhe kombinimi i tij me vaj liri. Kjo përzierje është e pasur me vitamina C, kalcium dhe acid folik, e vaji ngadalëson hyrjen e sheqernave të pemëve nga portokalli në gjakrrjedhje, duke mundësuar krijimin e energjisë. Kjo nuk është dobia e vetme e këtij kombinimi.

Po ashtu ju ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të mushkërive e studimet kanë vërtetuar se vaji i lirit ndikon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Nutricistët sugjerojnë të përdoret si shtesë për ushqim. Lëngun nga portokalli dhe vaji i lirit mund ta konsumoni çdo ditë, e përgatitja e tij është e thjeshtë dhe e shpejtë.

PËRBËRËSIT: 3 portokaj të qëruar 1 lugë vaj liri 1 dcl ujë të ftohtë Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Aty shtoni edhe vajin e lirit e ujin dhe i përzieni mirë. 


(Kosova Sot Online)