Aspirina, ilaçi i gabuar për shumicën e pacientëve

  • 25 March 2020 - 15:13
Aspirina, ilaçi i gabuar për shumicën e pacientëve

Më shumë se 200.000 njerëzve u ishte përshkruar aspirina, si ilaç për ta qetësuar gjendjen e zemrës, por kjo kishte ndikuar negativisht. Aspirina për shumë dekada është rekomanduar si ilaç për ta luftuar infarktin dhe pikën në tru, që shkaktohen prej të rrahurat jo të rregullta të zemrës, por, sipas ekspertëve, kjo alternativë më shumë shkakton dëm sesa dobi.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar për Shëndet dhe Kujdes (NICE) konsiderojnë se aspirina nuk mund të përshkruhet si ilaç në parandalimin pikës në tru. Sipas tyre, aspirina shkakton përzierje në stomak e po ashtu edhe në tru. Mjekët tashmë janë të detyruar që për rrezikun në tru të përdorin ilaçe të tjera, pasi që pacientët kanë nevojë për to. 'Tashmë ne e dimë se aspirina nuk mund ta shkaktojë efektin e duhur pozitiv te pacientët, prandaj edhe kemi vendosur që të kërkojmë mënyra të tjera të parandalimit të prekjes së pacientëve nga pika e mundshme në tru apo nga ndonjë sulm i mundshëm në zemër', theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët po ashtu thanë se nuk do të ndalen së kërkuari diçka më të mirë dhe më të dobishme për pacientët, në krahasim me aspirinën. 

(Kosova Sot Online)