Vetëm një pikë qumësht mjafton për bllokimin e efektit të antibiotikëve

  • 25 mars 2020 - 17:20
Vetëm një pikë qumësht mjafton për bllokimin e efektit të antibiotikëve

Edhe sasia më e vogël e qumështit që ia shtoni kafesë mjafton që ta ulë apo ta bllokojë në përgjithësi efektin e disa antibiotikëve dhe ilaçeve kundër shfaqjes apo parandalimin e osteoporozës, paralajmërojnë farmaceutikët gjermanë. Kombinime të ndryshme të ilaçeve dhe ushqimeve mund të kenë efekte aspak të dëshiruara, por shumica e njerëzve nuk do të mendonte se 'fajtori' për këtë mund të jetë qumështi.

Ekspertët kanë shpjeguar se kalciumi nga qumështi në traktin tretës ndërlidhet me ilaçe të caktuara, duke formuar substanca të cilat sistemi i gjakrrjedhjes nuk ia del t'i absorbojë. Mu për këtë arsye, mjekët gjermanë sugjerojnë që pas marrjes së antibiotikëve dhe ilaçeve kundër shfaqjes së osteoporozës të presin dy orë para se të konsumojnë kafe me qumësht. Grejpfrutin duhet ta shmangin pacientët që marrin ilaçe për rregullimin e kolesterolit në gjak dhe ata për forcimin e sistemit imun. 

(Kosova Sot Online)