Çka ka të bëjë mbipesha me temperaturën tuaj trupore?

  • 26 mars 2020 - 14:03
Çka ka të bëjë mbipesha me temperaturën tuaj trupore?

Një studim ka bërë me dije se njerëzit me mbipeshë ekstreme (obezitet) janë të prirë që të kenë një temperaturë më të ulët trupore. Paaftësia për të krijuar nxehtësinë e mjaftueshme trupore, mund të shkaktojë shtim të hershëm në peshë. Në vend që të përdoret për ta arritur temperaturën normale trupore, energjia në fjalë shtresohet në formë të dhjamit, duke shkaktuar mbipeshë. Shkencëtarët italianë thonë se, në këtë mënyrë, çdo vit personi mund të shtojë deri në 2kg peshë.

Temperatura normale trupore është rreth 37°C, pa marrë parasysh temperaturën e ambientit rrethues, apo aktivitetin e individit. Hipotalamusi është pjesa e trurit e cila e rregullon temperaturën trupore. Por, shkencëtarët tani kanë konstatuar se disa persona janë të paaftë biologjikisht që ta krijojnë një temperaturë adekuate trupore, thotë Francesco Portaluppi, redaktor i revistës ku u botua punimi shkencor. Ky hendikep biologjik mund të ndikojë që disa njerëz të bëhen me mbipeshë. Si mënyrë për ta kompensuar këtë defekt, shkencëtarët preferojnë që të hamë sa më shumë ushqime djegëse, të cilat e rrisin temperaturën dhe, me këtë, edhe humbjen e kalorive.

(Kosova Sot Online)