Një ilaç natyror kundër diabetit

  • 26 mars 2020 - 15:02
Një ilaç natyror kundër diabetit

Sëmundja e sheqerit mund të shërohet me këto bimë: 3 hise të bimës Rhizoma Caryophyllatae; një hise të gjetheve të mjedrës dhe boronicës; tri hise të bimës Potentilla aurea; dy hise të bishtajave të thata. E marrim një lugë të mbushur plot me këtë përzierje në 1/4 litra ujë, e përvëlojmë dhe e lëmë që të qëndrojë 3 minuta. Sasia e nevojshme ditore e këtij çaji është 1,5 deri 2 litra.

Dobia e gjetheve të boronicave varet nga mbledhja adekuate. Ato duhen marrë vetëm para se të piqen boronicat. Gjethet e tilla është parë se përmbajnë substancën e quajtur mirtilinë, e cila jo vetëm që e ulë nivelin e sheqerit në gjak, por mund ta shërojë tërësisht sëmundjen e diabetit. Mirtilina për këtë shkak, me të drejtë, quhet "insulina bimore". Edhe përkundër këtij efekti të mrekullueshëm, kjo formë e mjekimit nuk guxon që të bëhet pa mbikëqyrjen e mjekut. Edhe selinoja preferohet për uljen e nivelit të sheqerit, ku të njëjtin efekt e kanë edhe qepa dhe hudhra, të konsumuar me bukë.


(Kosova Sot Online)