Ankthi kronik nxit mbipeshën

  • 27 mars 2020 - 13:48
Ankthi kronik nxit mbipeshën

Ankthet dhe stresi janë përditshmëria më e shpeshtë e njerëzve, me të cilën ballafaqohen. Edhe pse mendoni se me shëndetin është gjithçka në rregull, ekspertët kanë konstatuar se personat, që vuajnë nga ankthi kronik janë shumë më të rrezikuar nga mbipesha. Hulumtimet kanë treguar se hormonet luajnë rol të fortë në dëshirën për ushqim të pasur me karbohidrate.

Kur trupi juaj të jetë nën stres, liron kortizol, funksioni primar i të cilit është ngritja e nivelit të sheqerit në gjak dhe vjen deri te lirimi i shtuar i insulinës. Si rezultat i kësaj shfaqet dëshira për ushqim të pasur me karbohidrate. Më e keqja nga e gjithë kjo që ai ushqim shkakton, pos mbipeshës, natyrisht është edhe prishja e disponimit.

(Kosova Sot Online)