Përse leshteriku është në majë të super-ushqimeve?

  • 30 mars 2020 - 14:03
Përse leshteriku është në majë të super-ushqimeve?

E njohur si alga e detit, leshteriku së fundmi nga nutricistët konsiderohet të jetë një super-ushqim dhe duket se sugjerohet para lakrës jeshile në meny. Pos se është e pasur me shumë vitamina dhe është burim i kalciumit, alga e detit sipas nutricistëve është një antioskdiues natyral. Sipas nutricisties Geeta Sidhu Robb , tash e një kohë leshteriku konsiderohet si superushqim dhe në krahasim me lakrën jeshile ajo qëndron më lart për sa u përket përbërëse. Sipas nutricistës, rreth 70 për qind e femrave kanë mungesë të jodit.

Ajo ka thënë se leshteriku është i pasur me jod, pasi që të gjitha prodhimet e oqeanit janë të pasura me jod. Jodi ushqen gjëndrat tiroide, si dhe ndihmon në përforcimin dhe përshpejtimin e punës së metabolizmit. Kjo është një nga mungesat më të mëdha te njerëzit që më pas shkakton sëmundje dhe dhimbje. Leshteriku dhe lakra jeshile janë të ndryshme prandaj edhe kryejnë funksione të ndryshme. Por, leshteriku posedon jod, pastaj magnez dhe kalcium, diçka që lakra jeshile nuk e posedon. Po ashtu është e pasur me vitamina A, B1, B2, C, D dhe E e po ashtu edhe me mineralet si zink, jod, magnez, hekur, kalium, bakër dhe sasi të madhe të kalciumit.

(Kosova Sot Online)