Lëngu magjik që largon aromën e keqe nga goja

  • 30 March 2020 - 15:02
Lëngu magjik që largon aromën e keqe nga goja

Keni probleme me tretjen, kjo vërehet edhe përmes aromës së keqe të gojës dhe aromën e djersitjes. Këtë mund ta hiqni në një mënyrë fare të thjeshtë. Përgatitni lëngun shtëpiak, i cili ju liron nga ky problem. Mënyra moderne e jetës nuk na lë shumë hapësirë të brengosemi për veten tonë. Pasojat e stresit dhe ushqimit të shpejtë vërehen shpejt.

Ushqimi natyral dhe lëngjet bëjnë çudinë për organizmin e njeriut. Përbërësit: - 2 mollë; - 5 gjethe të freskëta të lakrës jeshile; - një sasi me majdanoz; - lëng të shtrydhur nga një limon; - një pjesë xhenxhefil. Përgatitja: Të gjithë përbërësit e përmendur më lart i pastroni në ujë të fotot dhe i vendosni në blender. I përzieni mirë të gjithë përbërësit. Lëngun e pini në mëngjes në lukth të zbrazët. Do të ndiheni më mirë menjëherë pas konsumimit të tij.


(Kosova Sot Online)