Urthi: Problemin zbuteni me ushqim

  • 31 March 2020 - 12:31
Urthi: Problemin zbuteni me ushqim

Urthi është ndjenja e djegies, e cila përhapet nga dërrasa e gjoksit drejt fytit. Shpeshherë është problem i sistemit tretës. Shkas mund të jenë sëmundje të ndryshme, por edhe disa faktorë të jashtëm, si: stresi, alkooli, duhani dhe ushqimi i yndyrshëm.

TOP USHQIMET QË PARANDALOJNË URTHIN

 Kopra - pakëson urthin dhe përmirëson tretjen. Mund ta përzieni në sallatë apo në supë. Perimet e gjelbra (shpargujt, sallata e gjelbër, spinaqi) - zbutin simptomat e urthit. Mishi i peshkut dhe shpezëve - kanë ndikim qetësues ndaj lukthit. Shmangni mishin e zier, preferojeni atë të pjekur. Flluskat - absorbojnë acidet dhe pikërisht për këtë ju preferohet atyre që kanë probleme me urthin. Xhenxhefili - mund ta qetësojë lukthin dhe zbusë problemet në lukth. Po ashtu relakson muskujt dhe me këtë parandalon gazrat dhe fryrjet në stomak. Bananet - janë një zamër e shkëlqyeshme që kanë aftësinë e zbutjes së simptomave të urthit.

KOKTEJ PËR ZBUTJEN E URTHIT

1 banane, 1 pjesë xhenxhefil, 1 dl qumësht kokosi, ujë sipas nevojës. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe menjëherë mund ta pini lëngun e fituar.

(Kosova Sot Online)