Shumë fëmijë me autizëm tregojnë simptomat e problemeve me zorrë

  • 31 March 2020 - 12:34
Shumë fëmijë me autizëm tregojnë simptomat e problemeve me zorrë

Nënat e foshnjave mbi tri vjeçe, që vuajnë nga autizmi, duhet t'i lajmërojnë mjekët nëse fëmijët kanë simptoma gastrointestinale të kapsllëkut, diarre dhe alergji në ushqim apo jo tolerancë në ushqim, zbulon studimi më i fundit që ishte bazuar në grumbullimin e të dhënave për dhjetë vjet rresht. Ky studim që kishte kërkuar lidhje në mes të fëmijëve të prekur nga autizmi, është botuar në revistën "JAMA Psychiatry". Simptomat gastrointestinale, të raportuara nga nënat, ishin shumë më të shpeshta dhe më të pranishme te foshnjat dhe fëmijët e vegjël me autizëm.

Autorët besojnë se studimi i tyre është i pari në ekzaminimin e popullatës për raportime ndaj simptomave gastrointestinale dhe çrregullimeve në krahasim midis fëmijëve me çrregullime si autizmi dhe fëmijët me zhvillim tipik apo vonesa në zhvillim. Qëllimi i tyre ishte që të adresojnë pyetjet specifike të fëmijëve me autizëm, nëse janë në rrezik më të madh nga simptomat gastrointestinale. Studimi ishte udhëhequr nga Michaeline Bresnahan, nga universiteti i Nju-Jorkut, e cila thotë se: Fëmijët me autizëm më shumë janë të ekspozuar nga kapsllëku dhe alergjisë në ushqim, që kishin raportuar nënat e tyre kur foshnja ishte 6 deri 18 muajsh; Më shumë preken nga diarrea, kapsllëku dhe alergjitë në ushqim, nga 18 deri 36 muajsh.

(Kosova Sot Online)