Bima që mbron traktin urinar

  • 31 March 2020 - 12:37
Bima që mbron traktin urinar

Bima shëruese (lat. Arctostaphilos uva ursi), që ndryshe njihet edhe si veshi i arushës, është shumë shëruese dhe ndikon mirë në traktin urinar, shëron infeksionet në veshka të shkaktuara nga baktere të ndryshme. Madje edhe mjekët e sugjerojnë në kombinim me antibiotikët, për shkak të eliminimit të infeksioneve urinare.

Konsiderohet se shëron edhe prostatën e rritur, si dhe diabetin dhe diarrenë. Çaji përgatitet ku në gotë vendosni dy qeska të kësaj bime e më pas e përzieni me ujë të vluar. Gotën e mbuloni e më pas e lini të qëndrojë gjysmë ore, e zëvendësoni në gotën tjetër dhe e konsumoni.

(Kosova Sot Online)