Vetitë shëruese të kërpudhës tibetiane

  • 31 mars 2020 - 12:41
Vetitë shëruese të kërpudhës tibetiane

Kërpudha nga Tibeti shëron sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut, ul kolesterolin në enët e gjakut, pastron kanalet e tëmthit, pastron zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe e shkrin gurin në idhcë. Këtë kërpudhë shumë moti e ka zbuluar vetë populli i Tibetit dhe për një kohë të gjatë ishte fshehtësia e tyre në mjekësinë popullore.

Sot, kefiri i përgatitur me kërpudhat nga Tibeti, njihet si antibiotik natyral. Ekspertët dhe mjekët japonezë pohojnë se ky kefir është i pazëvendësueshëm për të sëmurit onkologjik dhe konsiderojnë se duhet ta shtojnë në ushqimin e secilit person të shëndetshëm. Po ashtu, shëron edhe lukthin dhe zorrët, largon të thatin nga lukthi, por ndihmon në shërimin edhe të shumë sëmundjeve të tjera.

(Kosova Sot Online)