Ndiheni të lodhur? Këto ushqime ndryshojnë gjithçka!

  • 31 mars 2020 - 12:44
Ndiheni të lodhur? Këto ushqime ndryshojnë gjithçka!

Nëse keni menduar se çokollata, pijet energjike dhe prodhimet e ngjashme janë zgjidhja për shtimin e energjisë tuaj, jeni mashtruar keq. Nutricistja Lee Holmes sugjeron ushqimet natyrale, të cilat ju ofrojnë elanin e duhur ta mposhtni një ditë të lodhshme.

PEMËT ME BËRTHAMË

Dihet fare mirë se pemët me bërthamë janë të pasura me nutriente të ndryshme që dhurojnë energji. Për ta arritur efektin shërues, zhytni brenda natës në ujë dhe në mëngjes i qëroni. Tretja ju lehtësohet e do të furnizoheni me përbërësit shërues që përmban.

SPINAQI

Spinaqi është i pasur me hekur, pastaj me magnez dhe kalium. Magnezi luan rol mjaft të rëndësishëm në shtimin e energjisë në organizëm, e në kombinim me kalium nxit tretjen si dhe rregullon punën e nervave dhe muskujve.

JOGURTI

Jogurti përmban probiotik, bakterin e mirë që ndihmon ushqimit të tretet dhe të forcojë imunitetin. Si shtesë për kafjall, ndihmon organizmit tuaj ta përmbushë nevojën me kalcium, e stomaku juaj do të jetë më i shëndetshëm dhe do të ketë tretje më të lehtë. Në këtë mënyrë organizmi juaj nuk do të punojë ngadalë dhe nuk tregon shenja të lodhjes pas shujtave.

FARAT

Nëse për zamër konsumoni fara, atëherë do të fitoni rreth 50 për qind të nevojave ditore për magnez. Sikurse edhe te spinaqi, magnezi forcon eshtrat, përmban proteina që ju ndihmojnë muskujve që në mënyrë të duhur t'i kryejnë funksionet, pa u lodhur.

SALMONI

Salmoni është i pasur me aminoacide omega-3, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit, duke parandaluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Është i pasur me proteina, vitamina B6 dhe niacinë, që organizmit tuaj i mundëson që ushqimin ta shndërroni në energji.

UJI

Edhe pse tashmë tingëllon si klishe, uji me të vërtetë është më se i domosdoshëm për organizmin. Përmirëson të gjitha funksionet në organizëm, sepse sjell sasi të mjaftueshme të oksigjenit në të gjitha qelizat. Për femra sugjerohet tetë gota në ditë ujë e për meshkujt dhjetë.

KËRPUDHAT

Një porcion me kërpudha ju mundëson që në organizëm të sillni rreth 50 për qind të sasisë së nevojshme me hekur, që është kyçe për depërtimin e oksigjenit nëpër organizëm. Kur oksigjeni nuk depërton si duhet nëpër organizëm, atëherë shfaqet lodhja.

PEMËT DHE PERIMET E FRESKËTA

Nëse konsumoni pemë dhe perime që nuk janë sezonale, atëherë nuk përmbajnë as një të tretën e nevojave të trupit tuaj. Vetitë e tyre shëruese mund t'i përdorni pikërisht në momentin kur edhe e kanë sezonin e tyre. Në këtë mënyrë të gjitha organet e njeriut funksionojnë, pa e nder fare lodhjen.

(Kosova Sot Online)