Jogurti shëron depresionin

  • 01 April 2020 - 15:00
Jogurti shëron depresionin

Deri më tani e kemi ditur se jogurti ndikon në sistemin tretës, se ul temperaturën e lartë, por a e keni ditur se pakëson depresionin? Ekspertët amerikanë kanë vërtetuar se jogurti ndikon pozitivisht në qetësimin e nervave, duke pakësuar ndjenjat që ndërlidhen me aktivitetet në tru që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje emocionale. Po ashtu, ekspertët pohojnë se probiotikët në jogurt ndikojnë mirë në funksionet e trurit që ndikojnë në disponim dhe na bëjnë më të lumtur.

Pra, konsumimi i rregullt ndikon në zvogëlimin e depresionit e nëse tashmë është shfaqur depresioni, atëherë jogurti bën që këto simptoma të jenë shumë më të theksuara. Marrë parasysh se jogurti lëviz shumë funksione në organizëm, ka lindur shpresa se një ditë do të shërojë depresionin e jo vetëm disa lloje më të buta të depresionit. Ekspertët shpresojnë se në të ardhmen jogurti do të përdoret për shërimin e çrregullimeve psikike si ankthet, sëmundjen e Alzhaimer-it dhe autizmin. Tash e një kohë të gjatë, ushqime të caktuara, më saktësisht bakteret që gjenden në ushqime trurit i dërgojnë sinjale. Për këtë arsye thuhet se ushqimi ushqen dhe mbron trurin dhe falë ushqimeve të caktuara mund të përmirësohen funksione të caktuara në tru.