Delli, bima që shëron gjithçka

  • 01 April 2020 - 15:11
Delli, bima që shëron gjithçka

Delli është një bimë shëruese, e pasur me flavonoide, acide fenolkarbonike, acide organike, taninë, enzima, sheqer natyral dhe vitamina C.

VETITË SHËRUESE:

Përdoret te sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, astmës së mushkërisë, inflamacionin e alveolave të mushkërive, kollën dhe tuberkulozin. Pastron gjakun, mushkëritë dhe lukthin si asnjë bimë tjetër. Përdoret te kafshimet nga insektet apo gjarpri si dhe shëron plagët e hapura.

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Çaj: një lugë të vogël të gjetheve të thara e përzieni me ¼ e litrës ujë dhe e lini të qëndrojë për një kohë të shkurt. Shurup: dy gjethe të pastruara të bimës i bluani mirë. Në masën e fituar shtoni pak ujë e më as shtoni edhe 300 gramë sheqer të pa rafinuar dhe 250 gramë mjaltë. Duke e përzier gjithnjë, masën e zieni derisa të merrni një masë homogjene. Këtë masë ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni sipas nevojës.

(Kosova Sot Online)