Ilaçet natyrore, të cilat duhen marrë edhe kur nuk jeni të sëmurë

  • 02 April 2020 - 12:14
Ilaçet natyrore, të cilat duhen marrë edhe kur nuk jeni të sëmurë

Ilaçet natyrore, ato të gjysheve tona, janë më efikas dhe thuajse aspak të dëmshëm, krahasuar me ilaçet e industrisë farmaceutike. Nëse keni pasur djegie të vogla në lëkurë, atëherë xhelatina e aloe verës është ilaçi juaj i preferuar natyror. Edhe pse ka disa njerëz që thonë se këtë bimë mundemi edhe ta hamë, një gjë e tillë nuk preferohet. Aty është edhe mjalti, si ilaç natyror.

Një studim i bërë në vitin 2008 ka treguar se konsumimi i mjaltit mund t'i zvogëlojë ulcerat në lëkurë deri në 34%. Nëse keni dhembje të lukthit, atëherë merreni një lugë mjaltë, përziejeni me uthull dhe qiteni në një gotë me ujë. Xhenxhefili është efikas kundër marramendjes dhe nauzesë (ndjenjës për të vjellë), të shkaktuar nga kimioterapia. Xhenxhefili duhet të përdoret në sasi të vogla, i bluar. Kanella, në anën tjetër, ka aftësi që ta largojë erën e keqe nga goja, por është efikase edhe kundër baktereve dhe marramendjes. Më së miri është që të konsumohet si çaj.

(Kosova Sot Online)