Gjësendet ushqimore, efikase kundër depresionit, nervozës dhe PMS-së

  • 02 April 2020 - 12:25
Gjësendet ushqimore, efikase kundër depresionit, nervozës dhe PMS-së

Përzgjedhja e ushqimeve shpesh ndikohet nga gjendja aktuale e emocioneve, por shkencëtarët thonë se edhe vetë ushqimet mund të ndikojnë në emocionet tona.Bima e malit që shëron plagët dhe të gjitha llojet e gjakderdhjes.

ÇOKOLATA KUNDËR STRESIT

Dihet se çokolata zvogëlon sekretimin e hormonit të stresit, e ndihmon edhe në formimin e serotoninës, e cila quhet edhe hormoni i lumturisë. Mjekët dhe nutricionistët preferojnë një copë çokollate në ditë, për të pasur më shumë energji dhe disponim të mirë.

ÇAJI I GJELBËR KUNDËR ZEMËRIMIT

Ky çaj i cili është përdorë me të madhe në Kinën e lashtë, ka efekt tepër të madh antikanceroz, por është parë po ashtu se pengon sëmundjet e zemrës, e ulë nivelin e kolesterolit dhe përmirëson disponimin.

SPINAQI KUNDËR LODHJES

Nëse ndieni lodhje kronike, atëherë në menynë tuaj duhet të përfshini më shumë perime të gjelbra me fletë, sidomos spinaq, i cili është i pasur me antioksidues, minerale dhe vitamina. Spinaqi përmban edhe hekur, prandaj e përmirëson pasqyrën e gjakut te rastet me anemi. Është parë se spinaqi parandalon edhe disa lloje të kancerit.

QUMËSHTI PA YNDYRË KUNDËR MËRZISË

Falë vitaminës D, qumështi mund t'ju shpëtojë nga mërzia. Sipas fjalëve të nutricionistëve, kjo vitaminë ndikon në krijimin e serotoninës dhe e stabilizon disponimin. Nëse keni probleme me pagjumësi, atëherë përcaktohuni për një gotë qumështi të vakët me mjaltë.

KIKIRIKËT KUNDËR NERVOZIZMIT

Nutricionistët preferojnë kikirikët kundër depresionit dhe nervozizmit. Ky ushqim grimcues përmban sasi të mëdha të thartirave të pangopura yndyrore, minerale dhe vitamina E, B3, pastaj zink, magnez, etj. Mjekët preferojnë që, një herë në javë, të hani një grusht kikirikë, apo të hani gjalpë kikirikësh për kafjall.

VEZËT KUNDËR PMS-së

Vezët janë një ushqim i mrekullueshëm, që është parë se është efikas edhe kundër PMS-së, apo sindromës pas menstruale. Vezët janë të pasura me proteina dhe hekur, e me pak kalori, duke u bërë kështu njëra ndër opsionet më të mira për kafjall. Te problemet me PMS, përpos vezëve të dobishëm janë edhe spinaqi dhe sallata e gjelbër.

(Kosova Sot Online)