Preparatet më të mira natyrore kundër sëmundjeve të veshkave

  • 02 April 2020 - 15:06
Preparatet më të mira natyrore kundër sëmundjeve të veshkave

Veshkat janë organe vitale, të cilat largojnë helmet nga organizmi ynë. Përpos kësaj, veshkat prodhojnë edhe hormonin eritropoetinë, i cili stimulon prodhimin e eritrociteve, apo rruazave të kuqe të gjakut. Në vazhdim ua sjellim disa preparate bimore, të dobishme për veshka. Sempervivum tectorum: kjo bimë është efikase për pastrimin e veshkave. Për ta konsumuar si çaj, duhet t'i përvëloni dy lugë gjethesh të kësaj bime me një gotë uji të vluar, duke e lënë që të qëndrojë dy orë. Më pas duhet ta kulloni dhe ta pini nga një të katërtën e gotës, katër herë në ditë.

Luleradhiqja: edhe efekti i kësaj bime është pastrues, ku e dobishme është edhe rrënja e bimës. Majdanozi: është burim i mirë i vitaminave C, A dhe K, ka veprim antioksidues dhe diuretik. Është shumë i dobishëm për veshka. Nëse keni dhembje të veshkave, atëherë mbuloni tri lugë të rrënjëve dhe gjetheve të majdanozit, mirë të grira, me gjysmë litri ujë të ftohtë dhe zieni dhjetë minuta. Pas vlimit, mbulojeni me kapak dhe lëreni që të qëndrojë 15 minuta. Tri herë në ditë pijen.


(Kosova Sot Online)