E Pabesueshme: Këto janë gjëra të dobishme për shëndetin Tuaj

  • 03 April 2020 - 11:59
E Pabesueshme: Këto janë gjëra të dobishme për shëndetin Tuaj

 Për shëndetin dhe ushqimin e shëndetshëm mund të dëgjohen shumë këshilla, por edhe mite. Mirëpo, disa hulumtime shkencore kanë thyer disa mite, megjithëse në të kaluarën ishin konsideruar si të dëmshme për shëndetin.

STRESI

Ekspozimi ndaj stresit për një periudhë të gjatë kohore shkakton probleme serioze për shëndetin, por kohë pas kohe mund ta nxitë sistemin imun dhe ta forcojë atë.

ÇOKOLLATA

Njerëzit që rregullisht hanë çokollatë do të jenë më të dobët, tregon hulumtimi amerikan, në të cilin kishin marrë pjesë 1.000 persona, të cilët kishin kujdes në ushqim, konsumimi të kalorive dhe indeksin masës trupore. Pos kësaj, personat që mesatarisht kishin konsumuar një çokollatë të zezë jetojnë një vit më gjatë në krahasim me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë apo e teprojnë shumë me të.

AKULLORJA

Në bazë të disa studimeve të ekspertëve, akullorja ndihmon në zbutjen e simptomave të periudhës paramenstruale.

VERA E ZEZË

Siç e kemi thënë edhe disa herë, edhe pse në shikim të parë duket çmenduri konsumimi i verës për shkaqe shëndetësore, në fakt vera e zezë ndihmon në rregullimin e inflamacioneve në fyt, dhimbje të dhëmbit, gripit dhe depresionit. Për çështje shëruese më së miri është ta konsumoni me bimë. Sasitë mesatare të konsumimit të verës së zezë janë të dobishme për zemër, ruajnë shikimin dhe eshtrat.

BUKA

Shumica e njerëzve përmbahen nga konsumimi i bukës me rastin e dietës, por në situatat e përditshme nuk duhet ta shmangni bukën. Por, kujdes të hani bukën pasur me fara, pos se ju ngop, do të furnizoheni me energji për gjithë ditën. Ekspertët pohojnë se në shëndet ndikojnë mirë edhe konsumimi mesatar i kafesë, pemëve të thara.

(Kosova Sot Online)