Cili lloj i vajit është alternativa më e mirë në mungesë të vajit të ullirit

  • 05 April 2020 - 09:15
Cili lloj i vajit është alternativa më e mirë në mungesë të vajit të ullirit

Mungesa e vajit të ullirit ndoshta ju shtyn të përcaktohen për ndonjë lloj tjetër të vajit për zierje dhe gatim. Nutricistja dhe mjekja Sarah Schenker ofron disa alternativa

PËR TË PJEKUR: VAJI I KANOLËS (BRASSICA NAPUS)

Ky lloj i vajit posedon rreth 6 për qind yndyra të ngopura në krahasim me 14.3 për qind të vajit të ullirit. Po ashtu posedon dhjetë herë më shumë aminoacide omega-3, si dhe 50 për qind më shumë vitamina E. Vendimi i ekspertëve: Një nga vajrat më të shëndetshme, me shije bari. Një brengë është se me ngrohjen e vajit shumë shpejt fillon të tymojë.

PËR SALLATË: VAJI I ARRAVE Pasi që është shumë i pasur me aminoacide, vaji i arrave ndihmon në uljen e rrezikut për të pësuar sulm në zemër. Pasi që nuk shfaq tym, më i miri është ta përdorni për sallata. Vendimi i ekspertëve: I shijshëm, por jo edhe aq i përdorshëm. Blini shishe të vogla dhe mbajeni në të ftohtë, vende të errëta.

PËR PJEKJE: VAJI NGA FARAT E KËRPIT

Është shumë i pasur me aminoacide esenciale omega-3, 6 dhe 9 dhe përgjysmë posedon më pak yndyra të ngopura në krahasim me vajin e ullirit. Një lugë ofron 94 për qind të nevojave ditore për aminoacide omega 3. Vendimi i ekspertëve: Është i gjithanshëm, mund të përdoret për zierje dhe për sallatë. Ky vaj është alternativa më e shëndetshme për vajin e ullirit.  


(Kosova Sot Online)