Përse qumështi i dhisë është kaq i shëndetshëm

  • 05 April 2020 - 17:22
Përse qumështi i dhisë është kaq i shëndetshëm

Qumështi i dhisë forcon imunitetin, mbron nga kanceri, është i pasur me minerale dhe me vitamina, ndikon si sedativ natyral, por kjo nuk është e tëra. Kur bëhet fjalë për prodhimet qumështit, qumështi i dhisë është një ndër ushqimet më të shëndetshme. Përbërja e tij ka më së shumti ngjashmëri me qumështin e nënës. Qumështi i dhisë është aleat në luftën kundër stresit, bronkitisit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive e mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Përmban vitamine B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor, e ka edhe 47 për qind më shumë vitamina, e në krahasim me qumështin e lopës, ka më shumë kalium për 134 për qind. Është i pasur me mineralet kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për forcimin e eshtrave, si dhe zink dhe selino, antioksidues mjaft të rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e sistemit imun. Në bazë të disa rezultateve nga ekspertët spanjoll, qumështi i dhisë u sugjerohet edhe personave që vuajnë nga anemia që shkaktohet si pasojë e mungesë së hekurit në gjak. Për të plotësuar nevojat ditore të organizmit duhet të pini një gotë qumësht prej 200 mililitra. 

(Kosova Sot Online)