Koronavirusi shkaktar i më shumë vdekjeve se diabeti apo sulmi në zemër

  • 04 April 2020 - 10:07
Koronavirusi shkaktar i më shumë vdekjeve se diabeti apo sulmi në zemër

Një fizikante nga Kalifornia ka deklaruar se koronavirusi aktualisht është një nga shkatarët kryesorë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dr. Marie Danilyches, ka bërë disa analiza, në bazë të së cilave, koronavirusi është duke lënë të vdekur mesatarisht 758 amerikane çdo ditë. Sipas këtyre shifrave, shumë më pak njerëz vdesin nga sëmundjet e mushkërive, sëmundja e Alzheimerit, diabeti, sulmi në zemër dhe sëmundjet e veshkave, sesa nga sëmundja COVID-19.

 Në bazë të analizave, kjo sëmundje infektuese, renditet e treta për nga vdekshmëria, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të cilat mesatarisht shkaktojnë 1.775 viktimave çdo ditë, respektivisht 595.000 gjatë një viti.

Sipas skenarit më të keq të krijuar nga ekspertët, në qoftë se kjo situatë vazhdon, atëherë mund të vdesin 6.99 milion amerikanë, dhe 70% e popullsisë do të jetë e infektuar. Në bazë të këtij skenari, kjo sëmundje do të sillte 11 herë më shumë vdekje se sa kanceri dhe 10 herë më shumë vdekje sesa sëmundjet se zemrës.

Aktualisht janë 911.000 njerëz të infektuar në të gjithë botën, ndërsa 5000 të tjerë kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)