Perimet e gjelbra "ripërtërijnë" trurin e njeriut

  • 06 prill 2020 - 08:29
Perimet e gjelbra

Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se konsumimi i perimeve të gjelbra mbron dhe përtërinë trurin e njeriun. Shkencëtarët amerikanë që kanë bërë studimin kanë hulumtuar ndikimin e spinaqit në qelizat e trurit të 850 personave, në moshën prej 81 vjeçe.

Hulumtimi ka vërtetuar se personat që për çdo ditë konsumojnë spinaq dhe perime të tjera të gjelbra mund të kenë "tru më të ri" për 11 vite në krahasim me personat që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Duke treguar se bazë te perimet me gjethe të gjelbër janë vitaminat K, ekspertët sugjerojnë konsumimin e tyre në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimer-in. 

(Kosova Sot Online)