Receta mesjetare, ilaç kundër baktereve

  • 06 April 2020 - 15:02
Receta mesjetare, ilaç kundër baktereve

Shkencëtarët theksojnë se ilaçi i përgatitur mijëra vjet më parë, nga qepa dhe hudhra, vera dhe vreri nga stomaku i lopës mundet të shkatërrojë lloje të ndryshme të baktereve. Këtë eliksir nga shekulli i dhjetë e kanë përdorur shumë dhe është interesante se përbërësit nuk japin efekt nëse nuk kombinohen së bashku. Ilaçi i vjetër rrjedh nga një shkrim i vjetër që ruhet në një librari britanike. Pas përdorimit të ilaçit në kafshë në laborator, shkencëtarët kanë arritur rezultatet të mahnitshme. Profesoresha Kristina Li ka deklaruar se kjo recetë shëron infeksionet, plagët, infeksionet e syrit dhe fytit, si dhe problemet me lëkurë.

PËRGATITJA E RECETËS

Merret një sasi e qepës dhe hudhrës dhe krejt këto imtësohen. Më pas merret një sasi e verës dhe vreri nga stomaku i lopëve dhe gjithçka përzihet së bashku, vendoset në enë, zihet dhe lihet të qëndrojë ashtu në enë për nëntë ditë. Në fund e merrni këtë lëng dhe me të lyeni vendet e infektuara, plagët apo ndonjë pjesë tjetër që është infektuar me ndonjë bakter. 


(Kosova Sot Online)