Pema e cila nuk ju lejon të plakeni

  • 06 April 2020 - 18:06
Pema e cila nuk ju lejon të plakeni

Pjeshka është shumë e shijshme, freskuese dhe e ftoh organizmin gjatë stinës së ngrohtë të verës, por gjithsesi është tepër e shëndetshme. Ato posedojnë, madje, dhjetë vitamina. Para së gjithash, janë të pasura me vitamina A dhe C, derisa posedon edhe vitamina E dhe K. Pjeshka po ashtu është burim i vitaminave të grupit B: tiaminë, riboflavinë, vitamina B6, niacinë.

Përmbajtja e lartë me vitamina C forcon sistemin tonë mbrojtës, përderisa te duhanxhinjtë zbut pasojat e duhanit. Vitamina C në pjeshkë në kombinim me minerale dhe enzima shton numrin e spermatozoideve meshkuj, duke i bërë ata më aktivë, kështu që meshkujt të konsumojnë pjeshkat janë më prodhues. Pjeshka është burim i pazëvendësueshëm me kalium, kështu që rreth pesë pjeshka mund t'i kënaqim nevojat ditore të njeriut me këtë mineral. Po ashtu, janë të pasura me sasi të lartë të magnezit, fosforit, zinkut, bakrit, manganit, hekurit dhe kalciumit. Shkaku i posedimit të vitaminave, mineraleve dhe fibrave, ndërsa posedon shumë pak kalori, pjeshka është ushqim i rregullt në luftë kundër mbipeshës, si dhe ripërtërin lëkurën. 


(Kosova Sot Online)