Kafeja në bark të zbrazët, aspak ide e mirë

  • 07 prill 2020 - 12:05
Kafeja në bark të zbrazët, aspak ide e mirë

Mëngjesi pa kafe për dikë është i pamundur. Polemikat nëse kafeja është e dëmshme apo e shëndetshme po vazhdojnë, por ajo që sigurt mund të themi është se kafeja në lukth të thatë nuk është aspak e shëndetshme.

Një gotë kafe në lukth të thatë paraqet një goditje për organizmin. Të gjithë e dimë se kafeja është burim për antioksidues, si dhe ka efekt në parandalimin e sëmundjeve malinje, si kanceri në zorrë të trashë. Por, ndikimi i kafesë mund të ketë edhe efekt të dëmshëm. Kafeja në lukth të thatë nxit gastritin, e nëse nuk keni ngrënë kafjall do të keni telashe edhe me tretjen.

(Kosova Sot Online)