Ullinjtë luftojnë kancerin dhe alergjitë, mbrojnë zemrën

  • 07 April 2020 - 14:58
Ullinjtë luftojnë kancerin dhe alergjitë, mbrojnë zemrën

Ullinjtë janë pemë, prej të cilave merret vaji më popullor për gatim në botë, por edhe nga vetë fryti mund të keni shumë dobi të shëndetshme

MBROJTËSIT E SISTEMIT KARDIOVASKULAR

Ullinjtë janë pemë e cila me të vërtetë mbron zemrën dhe enët e gjakut. Kur radikalët e lirë oksidojnë kolesterolin, enët e gjakut dëmtohen ndërsa në arterie grumbullohet yndyra e cila me kohë mundet të shkaktojë sulm në zemër. Antioksiduesit në ullinj parandalojnë këtë proces.

HUMBJA E PESHËS

Hulumtimet kanë treguar se nëse yndyrat e ngopura i zëvendësojmë me yndyrat që gjenden në vajin e ullirit, mund të humbni në peshë. Është vërtetuar se vaji i ullirit thyen yndyrat brenda për brenda qelizave yndyrore, nxit ngrohjen e belit dhe zvogëlon ndjeshmërinë në insulinë. Pos kësaj, testet kanë vërtetuar se konsumimi i ullinjve shton nivelin e serotoninës, hormon ky që ndikon të ndihemi të ngopur.

PARANDALON SËMUNDJET KANCEROGJENE

Ullinjtë posedojnë përbërës të fortë antioksidues dhe kjo i bën mbrojtës natyral kundër sëmundjeve kancerogjene. Nga ana tjetër, ullinjtë janë burim i pasur për vitamina E, që kanë aftësi të pabesueshme në neutralizimin e radikalëve të lirë.

(Kosova Sot Online)