Eliksiri natyral që shkrin shtresat më rezistente dhjamore

  • 08 April 2020 - 12:18
Eliksiri natyral që shkrin shtresat më rezistente dhjamore

P ërbërësi kryesor i kësaj recete për eliksir të shëndetit është rrika, e cila është një ushqim mjaft shërues dhe i pasur me vitamina C, pastaj me kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe me fosfor. Rrika pastron organizmin, pastaj përmirëson dhe përshpejton punën e metabolizmit, zvogëlon lodhjen dhe stimulon zhvillimin e baktereve të mira në zorrë.

PËRBËRËSIT:

• 125 gramë rrikë • 4 limonë • 3 lugë të mëdha mjaltë natyral • 2 lugë të vogla kanellë • 2 centimetra xhenxhefil, apo një lugë të vogël xhenxhefil pluhur.

PËRGATITJA:

Në fillim merrni rrikën dhe xhenxhefilin dhe së bashku i vendosni në blender. Pasi të jenë përzier, aty shtoni edhe lëngun e shtrydhur nga limonët dhe e përzieni edhe për një kohë të caktuar. Më pas e shtoni edhe mjaltin dhe kanellën dhe i përzieni derisa gjithçka të jetë përzier. Masën e fituar nga kjo përzierje e vendosni në një kavanoz prej qelqi, merrni një lugë të ilaçit, dy herë në ditë para shujtave kryesore. Përdorimin e ilaçit ta bëni për tri javë rresht e më pas bëni një pauzë prej disa ditëve. Para përdorimit të ilaçeve natyrale, këtu përfshihet edhe kjo recetë, të këshilloheni paraprakisht me mjekun.

(Kosova Sot Online)