Si ndikojnë kërpudhat psikedelike në tru?

  • 08 April 2020 - 17:49
Si ndikojnë kërpudhat psikedelike në tru?

Shkencëtarët që studiojnë ndikimin e përbërësve aktivë në kërpudhat psikedelike (kërpudhat që shkaktojnë halucinacione), kanë zbuluar se truri i njeriut tregon aktivitet të njëjtë gjatë “tripit”, sikur edhe kur ëndërron. Drogat psikedelike, sikur LSD-ja dhe kërpudhat magjike, munden në mënyrë të fuqishme ta ndryshojnë mënyrën sesi e përjetojmë botën, por pak dihet rreth asaj se çka ndodhë fizikisht në tru.

Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti “Gete” kanë studiuar ndikimi në tru të psilocibinës, komponentit psikedelik që gjendet në kërpudhat magjike. Kërpudhat psikedelike rriten natyrshëm në tërë botën dhe kaherë janë përdorur me rastin e ritualeve fetare, por edhe vetëm për argëtim. Shkencëtarët britanikë kanë parë se psilocibina mund të përdoret me sukses për trajtimin e depresionit.  

(Kosova Sot Online)