Ja çka duhet të hanë diabetikët

  • 09 April 2020 - 12:17
Ja çka duhet të hanë diabetikët

Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumimi i rregullt i vezëve, djathit dhe jogurtit, ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit II për një të tretën. Ky është studimi i parë i cili tregon se vezët ofrojnë mbrojtje nga paraqitja e diabetit. Preferohet që të hani katër vezë në javë. Një studim tjetër ka treguar se konsumimi i djathit me yndyrë, e zvogëlon rrezikun për paraqitjen e diabetit për 25%. Që të dy këto studime janë bërë nga shkencëtarët skandinavë dhe janë publikuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition".

Por, duhet ditur se konsumimi i më shumë se katër vezëve në javë nuk sillte dobi shtesë. Dobia e konsumimit të vezëve ekziston edhe në rast se pini duhan, apo jeni me mbipeshë. Jyrki Virtanen, profesor i epidemiologjisë nutritive në Universitetin lindor të Finlandës, thotë se ka pak dëshmi paraprake rreth dobisë së vezëve në parandalimin e diabetit.

(Kosova Sot Online)