Qepa në çorape, e dobishme për shëndet!

  • 09 April 2020 - 15:08
Qepa në çorape, e dobishme për shëndet!

Në mjekësinë kineze besohet se shputat e këmbëve ofrojnë një kontakt direkt dhe të fuqishëm me tërë organet e brendshme, falë meridianëve që gjenden aty dhe kalojnë nëpër tërë trupin. Në anën tjetër, qepa dhe hudhra kanë fuqi të madhe të pastrimit të organizmit nga bakteret. Edhe mjekësia pranon se në shputat e këmbëve kalojnë shumë mbaresa nervore. Derisa ju flini, qepët do t'ua pastrojnë organizmin! Ja sesi: Dihet se qepa e pastron lëkurën, meqë mbytë bacilet dhe bakteret e tjera, derisa thartira fosforike (ajo që ju bën të qani derisa i grini qepët), është e mrekullueshme në qarkullim të gjakut.

Nëse me anë të mbaresave nervore të shputës së këmbëve ajo depërton në organizëm, atëherë kjo thartirë do ta pastrojë gjakun dhe tërë organet. Preferohet përdorimi i qepës organike. Përpos organizmit tuaj, qepa e pastron edhe ajrin. Pra, përkundër asaj se aroma e qepës për dikë mund të jetë e papëlqyeshme, për shkak të dobisë së saj ia vlen që t'i mbushni çorapet tuaja me qepë të grira dhe t'i mbani mbathur ato çorape deri në mëngjes. Organizmi juaj do t'ju falënderohet me gjithë zemër! 

(Kosova Sot Online)