Nuk do ta besonit efektin shërues që ka uji i mjaltit

  • 09 April 2020 - 17:54
Nuk do ta besonit efektin shërues që ka uji i mjaltit

Është mirë ta pini në mbrëmje para gjumit, ndërsa që gjithmonë sugjerohet ta pini të freskët. Pos kësaj, edhe ju mund ta përdorni në kozmetikë, duke përzier ujin dhe duke shpëlarë fytyrën. Me dobitë e mjaltit shumica janë të njoftuar, por të paktë janë ata, që e dinë cilat janë dobitë e ujit të mjaltit. Kjo përgatitje për një kohë të gjatë është bërë për t'u shëruar nga shumë sëmundje, si dhe për kozmetikë. Për formimin e ujit të mjaltit mjafton një lugë të vogël mjaltë ta përzieni në gotën me ujë të vakët.

Kështu formohet një përzierje e mjaltit, që është identik me plazmën e gjakut. Mjalti strukturon ujin dhe me këtë shtohet efekti i saj shërues, që edhe është vërtetuar nga shkencëtarët. Është mirë ta dini se ky ujë në përgjithësi absorbohet në organizëm me shpejtësi të madhe. Uji i majtit, i përgatitur në këtë mënyrë, normalizon tretjen, forcon sistemin imunitar, si dhe përdoret në shërimin e bronkitit dhe ftohjes, si dhe siguron pastrim të organizmit. 

(Kosova Sot Online)