Lëngu i mëngjesit për pastrim të organizmit

  • 10 April 2020 - 15:07
Lëngu i mëngjesit për pastrim të organizmit

Farat çia janë burim i hatashëm për proteina, aminoacide omega3 dhe antioksidues, e janë të pasura me vitamina C dhe fibra. Për përgatitjen e pijes ideale për pastrimin e organizmit nevojiten vetëm katër përbërës dhe disa minuta kohë. Me fruta të malit dhe me shegë, një kombinim si ky do t'ju dhurojë shumë energji dhe do ta përshpejtojë metabolizmin me vetëm disa gllënjka. Ky lëng sugjerohet gjatë detoksimit, herët në mëngjes apo edhe si zamër e shëndetshme.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

- 1 gotë lëng të ngrirë të frutave të malit; - 1/2 e gotës lëng nga shega; - 1/2 e gotës ujë; - 1/2 e lugës fara çia. Përgatitja: Të gjithë përbërësit t'i përzieni në blender. Lëngun e mbushni me farat çia. Një shërbim i lëngut (354,5 g) ka 223 kalori, 5.3 g yndyrë, 41.3 g karbohidrate, 10.2 g fibra, 27.6 g sheqer dhe 4.1 g proteina.


(Kosova Sot Online)