Xhenxhefili zbut infeksionet dhe vepron si ilaç kundër dhimbjeve

  • 10 April 2020 - 17:40
Xhenxhefili zbut infeksionet dhe vepron si ilaç kundër dhimbjeve

Hulumtimi më i ri, që është publikuar në revistën "Arthritis", zbulon se xhenxhefili është ngjashëm efektiv sikurse edhe ilaçet kundër dhimbjeve, për shembull ibuprofeni. Derisa ibuprofeni është njëri ndër ilaçet më të popullarizuara kundër dhimbjeve, ky studim tregon se ai nuk e ul nivelin e citokineve. Citokinet mund të jenë negative dhe pozitive. Ato negative janë lloj i substancave që përhapin proceset infektuese në trup, ndërsa që hulumtimet kanë treguar se ndërlidhen edhe me çrregullimin e simptomave të artritit dhe osteoartritit.

"Xhenxhefili njihet për nga përbërësit e vet shërues, e ky studim edhe njëherë vërteton efektin e tij", ka deklaruar udhëheqësja e hulumtimeve dr. Srivastava. Studimet e mëparshme kanë treguar se ilaçet kundër dhimbjeve mund ta shtojnë rrezikun nga lajmërimi i problemeve të ndryshme shëndetësore, përfshirë problemet me shikimin, grumbullimin e kilogramëve, depresionin, aritminë e zemrës.. etj. Pos se zbut ndjenjën dhimbjes, xhenxhefili ndalon shfaqjen e infeksioneve në trup e po ashtu mundet ta zbutë infeksionin ekzistues.

(Kosova Sot Online)