"Bomba" 100 për qind natyrale

  • 15 April 2020 - 09:40

Provoni këtë lëng natyral, që lirisht mund t'ia vendosim nofkën edhe si "bombë natyrale". Pas përdorimit të saj më nuk do të keni nevojë për ilaçe

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

2 limonë, 1 rrënjë mesatare të xhenxhefilit, Mjaltë, rreth 500 gramë. Përgatitja e ilaçit: Në fillim, ajo që duhet të bëni është që limonët t'i pastroni shumë mirë me ujë të ftohtë e më pas t'i preni në pjesë. Edhe rrënjët e xhenxhefilit po ashtu i qëroni dhe i preni në rriska.

Të gjithë këta përbërës më pas i vendosni në një kavanoz prej qelqi, që duhet të jetë i pastër dhe në peshë prej një kilogram. Më pas masën në kavanoz e mbuloni me mjaltë, por jo deri në majë të kavanozit. E lini të qëndrojë për një ditë (limonët dhe xhenxhefili do të lirojnë një lëng). E mbyllni kavanozin e më pas e lini në frigorifer për një deri në dy muaj. Kur masa të bëhet si xhelatinë e zbutni me pak ujë të vluar. Më pas, ilaçi juaj është i gatshëm. Doza ditore për të rriturit është dy lugë në ditë, ndërsa për ata më të rinj dhe më të vegjël është një deri dy lugë, duke mos harruar se edhe mund ta përzieni me çaj. 

(Kosova Sot Online)