Lëngu i limonit për shtypje normale të gjakut

  • 11 April 2020 - 11:22
Lëngu i limonit për shtypje normale të gjakut

S ipas sistemit kimik, lëngu i limonit është i pasur me kalium, i cili është i domosdoshëm për funksionim normal të sistemit kardiovaskular dhe veshkave. Lëngu i limonit u dhuron forcë dhe elasticitet enëve të gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit është pasur me vitamina A, B, B15, B2 dhe P, pektinë, kripë, hekur, fosfor, kalium, kalcium, magnez. Lëngu nga limoni e mban normal shtypjen e gjakut, prandaj edhe ndikon si preventivë ndaj sulmit në zemër dhe sëmundjeve të tjera. Ky lëng mund të vrasë dhjetëra viruse, e në kombinim me lëngun e hudhrës është përdorur edhe në shërimin e AIDS-it.

Një gotë ujë me disa pika lëng limoni mjafton që të mbrohemi nga kolera dhe tifoja. Po ashtu, gjatë epidemisë së gripit sugjerohet lëngu i limonit duke e shtuar në çaj, apo në ujë. Lëngu i limonit e mbron trupin gjatë ekspozimit ndaj rrezeve radioaktive. Po ashtu forcon smaltin e dhëmbëve, i zbardh dhëmbët dhe mbron nga kariesi. Duhet pasur kujdes të mos e teproni për të shmangur reaksionet alergjike. Pasojat e padëshiruara mund të jenë acide në lukth dhe telashe me zorrën e hollë.

(Kosova Sot Online)