‘U zgjova dhe nuk mund të shijoja ose të nuhasja’, shenja e hershme e koronavirusit

  • 13 April 2020 - 10:19
‘U zgjova dhe nuk mund të shijoja ose të nuhasja’, shenja e hershme e koronavirusit

Holly Bourne nga Londra, thotë se nuk ka patur simptoma të koronavirusit, të njohura gjerësisht – si kollë e thatë ose ethe e temperaturë e lartë – dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të testohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

Por simptomat e saj, si humbja e papritur e nuhatjes, e kombinuar me dhimbje koke dhe rraskapitje e shtyu mjekun që ta diagnostikojë me Covid-19, përmes telefonit.

Ndërsa ende po studiohet për lidhjen midis koronavirusit dhe nuhatjes, mjekët kanë raportuar në mënyrë anekdotale se humbja e aftësisë për të nuhatur mund të jetë ndër simptomat e virusit – por sa e përhapur është, dhe sa kohë mund të zgjasë, është ende e paqartë.

“Ndihem me fat që nuk kam simptomat vërtet të frikshme,” thotë 33-vjeçarja.

Sidoqoftë, ajo përshkruan humbjen e ndjenjës së nuhatjes, ose anosmisë, si “një nga gjërat më shqetësuese që kam kaluar ndonjëherë… Unë thjesht ndjehem vërtet e pafuqishme dhe e frikësuar”.

Përveç ndikimit psikologjik se ju jeni infektuar me një virus vdekjeprurës, dhe se si humbja e ndjenjës së nuhatjes ju heq gëzimin nga ngrënia e ushqimit, anosmia gjithashtu mund të jetë e rrezikshme.

Anosmia është humbja e papritur e aromës-erës, por pa bllokim të hundës, ndonjëherë shoqërohet me humbje të shijes (ageusi).

-Mijëra njerëz me koronavirus kanë raportuar simptome të ansomisë, tha njeriu i dytë i në Ministrinë Franceze të Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Basketbollisti francez i infektuar me koronavirus, Rudy Gobert, i cili luan për Utah Jazz në Shtetet e Bashkuara, tha se ka humbur sensin e tij të shijes dhe aromës.

Sidoqoftë, simptoma është shumë e rrallë dhe zakonisht paraqitet te pacientët e rinj me pasqyrë të lehtë klinike. Shoqata Franceze e otorinolaringologëve thotë se nevojiten ende studime.

-Jo të gjithë pacientët me Covid-19 zhvillojnë anosmi, por të gjithë personat e izoluar me ansomi, pa inflamacion lokal, kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit. Njerëzit që kanë anosminë duhet të izolohen”, thekson Klein, duke shtuar se terapia klasike e anosmisë janë kortikosteroidet, por ata nuk guxojnë të përdoren në rastin e virusit korona pasi zvogëlojnë imunitetin e organizmit.

(Kosova Sot Online)