Lëngu për shkrirjen e kilogramëve nga dy përbërës

  • 13 April 2020 - 14:58
Lëngu për shkrirjen e kilogramëve nga dy përbërës

P ërgatitni lëngun e thjeshtë natyral për shkrirjen e shpejtë të kilogramëve në organizëm. Selino dhe limoni janë një duet që stimulojnë tretjen dhe shkrijnë dhjamin. Kjo recetë do ta qetësojë lukthin tuaj, pasi që ushqimet ta dëmtojnë traktin tretës. Ju nevojiten vetëm dy përbërës, të cilët i keni në shtëpi.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

400 gramë rrënjë të selinos 1 kg limonë Përgatitja: Preni 400 gramë të rrënjëve të selinos, e më pas copëtoni edhe 1 kilogramë limonë. Lëvoret e prera të limonit i shtoni në 2 litra ujë. I zieni për rreth 20 minuta e më pas përzierjen e lini të ftohet për rreth 5-6 orë. Lëngun e fituar nga 1 kilogramë limonë e shtoni në përzierje. Lëngun e fituar, duke e ndarë nga pjesa tjetër e vendosni në kavanoz prej qelqi. Përdorimi: Ta pini këtë lëng për shkrirjen e dhjamit në organizëm tri herë në ditë, para ushqimit. Pini 100 ml secilën herë, e mund ta përzieni edhe me pak ujë.

(Kosova Sot Online)