Pastroni zorrët në mënyrën më të shëndetshme të mundshme!

  • 14 April 2020 - 15:01
Pastroni zorrët në mënyrën më të shëndetshme të mundshme!

Pastrimi i zorrëve me ndihmën e kësaj recete zgjat një muaj. Pas kësaj, zorrët janë të ripërtërira.

Për këtë recetë ju nevojiten këta përbërës: Gjysmë kilogrami karota të freskëta, gjysmë kilogrami panxhar të freskët, një grusht kajsi të thara, një grusht rrush të tharë, një lugë mjaltë. Përgatitja: Merreni gjysmë kg karota të freskëta dhe po aq panxhar. Perimet i preni imët dhe i lini në enë. Shtoni ujë të vluar. Më pas shtoni nga një grusht kajsi të thara dhe rrush të tharë. Enën e hidhni në zjarr që të vlojë uji. Më pas e hiqni nga zjarri. Kur të jetë ftohur pak, shtoni mjaltin dhe e lini të mbuluar për 12 orë në vend të ftohtë. Lëngun do ta pini, e pjesën tjetër mund ta përdorni në kuzhinë. Konsumimi: Pini nga gjysmë gote (1-1,5 dl) tri herë në ditë para shujtës. Pastrimi i zorrëve me këtë recetë zgjat një muaj.

SI NDIKON

Sinergjia e këtyre përbërësve është e drejtuar pikërisht në pastrimin e zorrëve. Panxhari - është preparat natyral për pastrimin natyral të gjakut dhe zorrëve dhe ofron shumë dobi për mëlçinë. Pastrimi i mëlçisë dhe ai i zorrës së trashë ndikojnë drejtpërdrejt në organizmin e përgjithshëm. Panxhari është i pasur me kalium, fosfor, kalcium, magnez, hekur, fluor, squfur, jod, litium, rubidium dhe stroncium, e janë të pranishëm edhe vitamina B1, B2, B6 dhe C. Karota - është artikull ushqimor bazë në pastrimin dhe detoksimin e trupit, sepse është e pasur me antioksiduesin betakarotinë, i cili në trup shndërrohet në vitamina A. Vitamina A me të cilën janë të pasura karotat ndikojnë mirë edhe në sistemin imun. Kjo materie ushqyese mbron lëkurën dhe qelizat, sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes dhe traktin urinar. Kajsitë dhe rrushi i tharë - përmirësojnë punën e zorrëve, ripërtërijnë mëlçinë dhe kthejnë kapacitetin e mëlçisë në punë. Mjalti - ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve shëron zorrët e sëmura dhe lukthin, temperaturën e lartë të trupit e përdoret edhe për detoksim. Në mjekësinë popullore mjalti edhe sot e kësaj dite është baza e shërimit.

(Kosova Sot Online)