Ja pse duhet të pini ujë të nxehtë

  • 15 April 2020 - 17:58
Ja pse duhet të pini ujë të nxehtë

Uji i nxehtë u preferohet personave, që kanë probleme dermatologjike, sidomos atyre që kanë lëkurë tepër të thatë.

E PËRMIRËSON PUNËN E TRAKTIT TË TRETJES

Sikur që thamë më parë, dhurata më e mirë që mund t'ia bëni organizmit tuaj në mëngjes, është një gotë me ujë të nxehtë. Në këtë mënyrë do t'i parandaloni fryrjen dhe gazrat.

PËRMIRËSIMI I QARKULLIMIT TË GJAKUT

Nëse keni probleme shëndetësore, ekspertët preferojnë që ta përdorni mu këtë pije, sidomos në mëngjes. Uji i nxehtë ndihmon edhe për nxjerrjen e toksineve nga organizmi.

RELAKSIMI I MUSKUJVE

Nëse keni dhembje menstruale, pijeni një gotë ujë të nxehtë me një lugë mjaltë. Po ashtu, kjo pije preferohet edhe pas ndonjë aktiviteti të madh fizik, apo pas ushtrimeve.

KUNDËR FTOHJES

Dihet se mjekët, nëse nuk keni probleme me kollitje, apo dhembje të fytit, ua preferojnë konsumimin e pijeve të nxehta. Nëse keni dhembje më të madhe të fytit, apo angjinë, atëherë shpëlajeni fytin me ujë të nxehtë dhe me një lugë sode të bukës, disa herë në ditë.

KUNDËR INFEKSIONEVE URINARE

Te infeksionet urinare preferohet marrja e sa më shumë lëngjeve, më së miri ujit të nxehtë.

E PËRSHPEJTON METABOLIZMIN

Nëse doni t'i humbni kilet e tepërta, atëherë konsumojeni nga një gotë uji të nxehtë një orë pas çdo shujte. Në këtë mënyrë do ta përshpejtoni djegien e kalorive.

(Kosova Sot Online)