Kafjall kokteji: Për një muaj 5 kilogramë më pak!

  • 17 April 2020 - 15:11
Kafjall kokteji: Për një muaj 5 kilogramë më pak!

Ky është njëri ndër kafjallit më të shijshëm dhe më të shëndetshëm, sepse në vete përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë dukjen e lëkurës, flokëve, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë organizmin. Ky kafjall i përditshëm ndihmon në eliminimin e papastërtive nga organizmi dhe pastron zorrët. Pa problem shëron irritimin e zorrëve dhe kapsllëkun, shkrin dhjamin dhe shtresat yndyrore dhe normalizon peshën. Në vete përmban flluskat, të cilat sugjerohen t'i hani për drekë. Pas një muaji konsumimi të këtij kokteji, lehtë do të humbni 3-5 kilogramë peshë tepricë.

PËRBËRËSIT: 300 ml kefir (ose jogurt pa yndyrë) 2 lugë flluska, një lugë fara të bluara të lirit, 1 lugë kakao pluhur dhe 5-7 kumbulla të thara.

PËRGATITJA: Kafjalli përgatitet në mbrëmje për të nesërmen. Kumbullat e thara i përzini me 100 ml ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini 5-10 minuta. Gjatë asaj kohe në enë vendosni flluskat, farat e bluara të lirit dhe kakao. Shtoni kefirin dhe përzieni mirë. Kumbullat më pas i imtësoni dhe i shtoni në masën paraprake. I përzieni mirë dhe i lini në frigorifer. Në mëngjes kënaqeni me kafjallin e shijshëm.

(Kosova Sot Online)