Receta antike e ëmbëlsirës më shëruese në botë

  • 22 April 2020 - 14:53
Receta antike e ëmbëlsirës më shëruese në botë

A keni dëgjuar ndonjëherë për ëmbëlsirën pasteli? Janë të rralla ushqimet, që janë kaq të shijshme, por edhe kaq shëruese në të njëjtën kohë Receta e kësaj ëmbëlsire daton nga rreth 6000 vjet më parë dhe përmendet në Greqinë antike, por edhe në Lindjen e Mesme. Quhet pasteli, apo edhe "kafjalli grek". Kjo ëmbëlsirë përmendet edhe në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet antike egjiptiane. Për çka bëhet fjalë, në të vërtetë? Për përzierjen e dy gjësendeve tepër të shëndetshme ushqimore - susamit dhe mjaltit. Sipas studimeve, kjo ëmbëlsirë rregullon yndyrën në gjak, rregullon të rrahurat e zemrës, ulë shtypjen e lartë të gjakut, jep energji, qetëson dhe e largon nervozizmin.

PËRBËRËSIT

- 300 gramë "tahini" (pastë nga susami i freskët, i bluar) - 300 gramë mjaltë natyrore Për përgatitjen e tahinit, ju nevojiten fara të freskëta, të qëruara të susamit dhe vaj sipas dëshirës. Fërgoni lehtas farat e susamit në enë, pa shtuar vaj, për 5-10 minuta, duke pasur kujdes që të mos i digjni ato. Pasi që të ftohen, futni në bluarës dhe bluani derisa ta përfitoni pastën e dendësisë së preferuar.

PËRGATITJA

Përzieni këta përbërës në një enë. Që të dy përbërësit janë të lëngshëm por, pasi që t'i përzieni me njëri-tjetrin, ata ngurtësohen në një masë si plastelinë. Mund të shtoni edhe arra të bluara, bajame, fëstëkë, apo lajthi. Mos e piqni këtë masë, meqë ashtu i humbni vetitë shëruese. Bëni forma të rrumbullakëta, apo çfarë të doni nga kjo masë, duke i qitur format në fara integrale të susamit. Më pas futni në frigorifer. Ato mund t'i konsumoni si ëmbëlsirë, apo ilaç, 2-3 toptha në ditë.

(Kosova Sot Online)