Mani i vjetër dhe i mirë! Efikas kundër tumorit

  • 22 April 2020 - 15:08
Mani i vjetër dhe i mirë! Efikas kundër tumorit

Kohët e fundit është duke u folur me të madhe rreth disa bimëve ekzotike, të vendeve të largëta, të cilave është vështirë t'ua shqiptosh edhe emrin, e lëre më t'i gjesh në tret. Edhe nëse i gjen, kushtojnë një dreq e gjysmë. Por, për fat të mirë, ka edhe pemë të cilat rriten në trevat tona, janë të lira dhe shumë të shëndetshme. Pemë e tillë është edhe mani. Mjekët tani kanë konstatuar se mani i bardhë e ulë kolesterolin, e zvogëlon rrezikun nga diabeti, mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ndihmon që të humbnim në peshë. Manat e tharë përmbajnë përgjysmë më pak sheqer sesa që përmbajnë pemët e tjera, të thara, sikur që janë stafidhet.

Studimet kanë treguar se gjethet e manit kanë përbërës që e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Mani i bardhë është i pasur me fibra. Mjafton që të hani pak mana, që ta plotësoni nevojën ditore për fibra. Përpos kësaj, mani është i pasur edhe me antioksidues. Një studim i bërë në Universitetin e Teksasit ka treguar se mani përmban edhe resveratrol, një substancë e cila është efikase kundër tumorit dhe sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)