Dieta verore: plani ushqimor shtatë ditësh që ju rigjallëron

  • 24 April 2020 - 15:17
Dieta verore: plani ushqimor shtatë ditësh që ju rigjallëron

Kjo dietë është efektive sidomos gjatë ditëve të ngrohta verore, sepse bazohet në pemë dhe perime. Bëjeni një listë të gjatë me pemë dhe perime dhe i konsumoni për çdo ditë. Pos tyre, pini shumë ujë, tetë gota në ditë, ujë me limon.

E HËNË

Ditën e parë hani vetëm perime. Për shembull, keni zgjedhur trangujt. Mund të hani aq sa të dëshironi. Kjo perime është e hatashme, sidomos për faktin se 90 për qind e tij është ujë. Nëse zgjidhni trangujt, ai do ta pastrojë trupin tuaj nga helmet.

E MARTË

Kjo ditë duhet përkushtuar pemëve. Për shembull, molla, pjeshka, portokaj, dardha - të gjitha bashkë. Provoni t'i radhisni mirë gjatë ditës, e nëse edhe më tutje jeni të uritur mund të konsumoni një gotë jogurt me pa yndyrë.

E MËRKURË

Dita e tretë e dietës është e bazuar në manaferra. Këtu mund të bëjnë pjesë dredhëzat e shijshme, mjedrat, boronicat apo diçka tjetër sipas dëshirës tuaj. Konsumoni gjatë ditës dhe mos harroni të pini shumë ujë.

E ENJTE

Sot do të hani paksa më shumë. Kjo është dita e prodhimeve të qumështit. Djathë, jogurt, kefir - çfarëdo që vjen nga qumështi. Nëse edhe më tutje jeni të uritur, prodhimeve të qumështit ia shtoni edhe pak dardha, rrush apo qershi.

E PREMTE

Dieta vazhdon dhe ktheheni në perime. Përzgjidhni pesë lloje të perimeve të preferuara dhe t'i konsumon në kombinime të ndryshme për kafjall, drekë dhe darkë.

E SHTUNË

Sikurse edhe ditën e dytë të dietës - pemë. Vetëm se sot mund të hani edhe jogurt me pak yndyrë për darkë.

E DIEL

Kjo do të jetë dita më e vështirë e dietës. Por, jini të fortë, në pyetje është dita e fundit e dietës verore. Sot ju lejohet të konsumoni vetëm përzierje ose lëngje nga pemët dhe perimet - mollë, portokaj, domate, spinaq, selino… Pas dietës i ktheheni regjimit normal të ushqimit, por mendojmë ushqim të kontrolluar. Mban mend armiqtë tuaj, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimi i yndyrshëm.

(Kosova Sot Online)