Ushqimet që mund t'ju plakin më shpejt sesa që keni menduar

  • 27 April 2020 - 15:13
Ushqimet që mund t'ju plakin më shpejt sesa që keni menduar

Dihet fare mirë se ushqimet që posedojnë nivel të lartë të sheqerit dhe kripës janë të rrezikshme për mbipeshën dhe linjën trupore, por ato gjithashtu mund të plakin trupin më shpejt sesa që keni menduar.

SUPAT E GATSHME Supat e gatshme janë një alternativë e lehtë, shumica e njerëzve vetëm i përziejnë me ujë të vluar. 'Me më shumë se 800 deri 1000 miligramë sodium në një shërbim të vetëm, supat e gatshme ka shumë gjasa që pasi t'i konsumoni të mbeteni të fryrë në stomak', thotë Burrell. Ushqimi që posedon shumë kripë bën presion të fortë në trup dhe mundet të dëmtojë qelizat. Për një riparim të shpejtë, lëngjet që përmbajnë kafeinë mund të reduktojnë këtë ndjenjën e fryrë. Salcat, drithërat, gjoksi i pulës, janë disa ushqime që befasisht janë të pasura me sodium.

LËNGJET E FRUTAVE Një gotë me lëng frutash në kafjall nuk duket të bëjë shumë dëme, por sheqeri që gjendet në atë gotë është larg nga ofrimi i dobive. 'Jo vetëm se lëngu i frutave është i pasur me acide, por ai dëmton edhe smaltin e dhëmbëve, por kur ia shtojmë edhe më shumë se gjashtë gota sheqer në një gotë të vetme, atëherë ky lëng do të sjellë efekte krejt të kundërta duke dërguar insulinën tuaj në qiell', thotë Burrell. 'Niveli i lartë i insulinës ndërlidhet me inflamacionet dhe shtimin në peshë'.

PJEKURINAT Ë shtë e zakonshme që të hani një prodhim buke të ëmbël "muffin" ose një "bukë bananeje", që prodhohet nga banania e shtypur, që shpeshherë është e ëmbël, t'i kombinojmë me një kafe. Por, kjo shprehi shkakton dëme në afate të gjata kohore. 'Përzierja e yndyrave të ngopura dhe sheqerit do të thotë karbohidratet e proceduarat janë një ankth, kur flasim për rritjen e inflamacioneve në trup', thotë Burrell. Pos se ka ndikim në lëkurë, niveli i lartë sheqerit ndryshon llojin e kolagjenit në trup, duke e transformuar atë në më shumë tragjike, që duket dhe është më e butë në prekje.

USHQIMET E SKUQURA DHE ME YNDYRË Ushqimet me yndyrë, e të skuqura, janë trajtimi i preferuar pas një nate apo një fite të kaluar jashtë, por ky trajtim jep më shumë se sa që keni nevojë. Nuk është lajm që këto ushqime kanë pak dobi me vera, që kontribuojnë në procesin e plakjes. 'Ushqimet e skuqura të preferuarat tona, jo vetëm se janë të mbushura me kripë, por këto trans yndyra të gjetura në ushqimin e shpejtë shkaktojnë dëmtime të drejtpërdrejta në qeliza', thotë Burrell.

ÇAJI I ZI I PËRZIER ME QUMËSHT TË VLUAR Ç aji i zi i përzier me qumësht të vluar është një alternativë e popullarizuar për kafenë, me cilësinë me shkumë dhe shije të ëmbël, është një pije që merret me vete dhe shihet si zgjidhje për shumë njerëz. "Përzierja e saj përmban më shumë se gjashtë lugë sheqer në një shërbim të vetëm dhe kur e kombinoni me sheqerin që në mënyrë natyrale gjendet në qumësht, keni një bombë me sheqer, që duket si zgjedhje e shëndetshme", thotë Ms Burrell. Kur sheqeri depërton në gjakrrjedhje, formon molekula të dëmshme që dëmtojnë proteinat në trup, duke ndikuar që lëkura juaj të duket më e vjetër.

(Kosova Sot Online)